Afaristët Tome Gllavçev dhe Zoranço Mitrovski, të cilët janë të dyshuar në lëndën e PSP-së “Banka postare” e hapur në tetor të vitit 2018, janë dy nga tre dëshmitarët të cilët me propozim të prokurores Villma Ruskovska, më 25 dhjetor do të dëshmojnë për rastin “Haraçi”.
Gllavçev dhe Mitrovski, sipas A1on, kanë dhënë deklarata tek Ruskovska në mesin e të parëve, që në muajin qershor. Ftesë për të dëshmuar për “Haraçin” më 25 dhjetor ka marrë edhe avokati Sashko Boshkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rastin “Banka postare”, pas kërkesës së PSP-së gjykata i ngriu pasuritë e gjitha kompanive të personave të dyshuar, duke përfshirë edhe pasurinë e Gllavçevit dhe kompanive të tij.
Me mendim pozitiv nga Katica Janeva, gjykata ia ktheu pasaportën Gllavçevit, ndërsa këtë masë e zëvendësoi me garancë prej mbi 900 mijë eurove.
Si dëshmitarë në rastin “Haraçi” janë ftuar edhe Viktor Donevski, ish-gazetar dhe ish-drejtor gjeneral i “Media Print Makedonija”, në periudhën kur pronar i tyre ishte “Orka Holding” e Orce Kamçevit./Telegrafi/