Site icon Telegrafi

Të dyshuarit e lëndës ”Trust” të PSP-së do të merren në pyetje nesër

Nova Tv bën të ditur se Gjykata penale u ka bërë ftesë të dyshuarve të lëndës më të re hetimore të Prokurorisë Speciale Publike, të quajtur ”Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime nga gjykata thonë për këtë televizion se bëhet fjalë për Sead Koçanin, pronar i firmës ”Transmet”, dhe Velija Aviroviq, nënshkrues i autorizuar i ”Soleks Nemetali ST”, të cilët nesër duhet të paraqiten në gjykatë.

PSP-ja ka kërkuar masën e paraburgimit për të dy personat e lartëpërmendur, për tre dyshime: rrezik për të ikur, mundësi për përsëritje të procedurës dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Përndryshe, në këtë lëndë, tre të dyshuar akuzohen se kanë falsifikuar dokumente për të fituar tender prej mbi 17 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version