Të dyshuarin për pedofili e detyroi të gjunjëzohej në mes të qendrës tregtare (Video)
Kushtrim Gacaferri
I dyshuari i njohur vetëm si Chen, është detyruar të gjunjëzohej në mes të një qendre tregtare në Hunan të Kinës, nga babai i një vajze të cilës i shkruante mesazhe dhe i kërkonte takim.
Me të kuptuar që e bija tij gjashtëvjeçare po ngacmohej prej një burri, ai i kishte marrë telefonin dhe vazhdonte të shkruante në emër të saj, transmeton Telegrafi.
Kur arriti i dyshuari, ai e uli në gjunj dhe i bërtiste me zë të lartë, duke bërë që t’i mblidhen përreth shumë njerëz.
Më poshtë mund të shihni, se si ai ra në dysheme nga goditja dhe nuk u ngrit më, derisa videoja përfundoi.
Policia është duke bërë hetime, teksa deri më tani ka marrë në pyetje të gjithë të përfshirët. /Telegrafi/