Telegrafi

Të dy modelet e iPhone 6 dalin në të njëjtën kohë?

Më herët ishte thënë se iPhone 6 me 4.7 inç do të fillojë të shitet gjatë muajit shtator, ndërsa versioni tjetër me ekranin më të madh, me ekranin prej 5.5 inç do të fillojë shitjet në muajin tetor. Ndërsa tani thuhet se të dy versionet e iPhone 6 do të dalin në shitje në të njëjtën ditë.

Raportet e mëhershme pretendonin se Apple do ta fillojë shitjen me para-porosi për iPhone 6 me 4.7 inç gjatë kësaj jave, ndërsa në dyqanet e Apple ky model do të dal më 19 shtator.

Tani, sipas një raporti të fundit thuhet se të dy versionet e gjeneratës së re të iPhone do të fillojnë të shiten në të njëjtën ditë, më 19 shtator, edhe pse lajmi ende nuk është konfirmuar nga Apple.

Të dy modelet e reja të iPhone do të sjellin dizajnin e ri, ekranet më të mëdha me materialin prej safari, dhe më shumë rezolucion të ekranit.

Përveç kësaj, iPhone 6 pritet të sjell edhe kamera të përmirësuar, procesorin më të shpejtë A8, skanerin e ri të gishtave TouchID, dhe Apple iOS 8. Megjithatë, duhet të presim edhe pak orë për zyrtarizimin e të gjitha detajeve për iPhone 6. (Telegrafi)