Site icon Telegrafi

“Të dua më shumë se çdo gjë”, Kourtney Kardashian uron të fejuarin Travis Barker për ditëlindje

Që kur bën lidhjen e tyre publike, çifti i famshëm, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Edhe në ditëlindjen e 46-të të bateristit, nuk ka munguar një dedikimi romantik nga e fejuara e tij, Kourtney.

Ylli televiziv dhe themeluesja e “Poosh” postoi disa fotografi në Instagram, ku shihet bashkë me partnerin e saj, ndërsa zgjodhi disa fjalë dashurie për ta uruar.


“Të dua më shumë se çdo gjë. Më i preferuari im. Urime ditëlindjen zemra ime”, ka shkruar Kourtney në mbishkrimin e imazheve të cilat u pëlqyen nga mbi tre milionë njerëz dhe morën mijëra komente.

Kourtney dhe Tavis njihen prej vitesh, por në fund të vitit 2020 ata filluan romancën, ndërsa dolën publikisht në shkurt të këtij viti.


Dyshja u fejuan në tetor, me një propozim romantik pranë plazhit që Travis bëri për Kourtney.

Kujtojmë që Kourtney është nënë e tre fëmijëve nga lidhja e saj me Scott Disick, ndërsa Travis ka dy fëmijë nga martesa e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version