Site icon Telegrafi

“Të dua shumë”, letra që tronditi opinionin, burri i divorcuar i shkruan Janet Jacksonit pas lindjes së djalit (Foto)

Janet Jackson u nda nga bashkëshorti i saj miliarder i Katarit këtë muaj pas pesë vitesh martesë.

Por, Wissam Al Mana tregoi se ka ende ndjenja për ish-bashkëshorten e tij, njëherit nënën e djalit të tij të posalindur Eissas.

Ai publikoi një letër në webfaqen e tij të vjetër, në të cilën shkruante disa fjalë nga zemra për ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Jackson.

“Për personin më të bukur në botë, faleminderit për dashurinë hyjnore, mbështetjen tënde të përjetshme dhe që je mikja më e mirë. Unë të dua aq shumë, shpresoj se do të jemi bashkë deri në një X pafundësi” shkroi në letrën e tij 42 vjeçari.

Letra të cilën Wissam Al Mana ia shkroi ish-bashkëshortes së tij këngëtares Janet jackson.

Ndërkohë në faqen e tij të internetit, Al Mana gjithashtu ndau një citim nga Kur’ani që lëkundi thashethemet për ndarjen e tyre së fundmi. Në këtë kuotë shkruhej: “Ju me siuri do të gjykoheni nga personat për pasurinë tuaj”.

Lexo po ashtu Janet u nda nga burri i saj miliarder vetëm tre muaj pasi u bë nënë

“Dhe me të vërtet ju mund të dëgjoni shumë gjëra të dhimbshme nga ata që zbulimi i është treguar para kohës, po ashtu edhe nga ata që kanë ardhur të shpjegojnë ndarjen e gjallesave tjera pranë Allahut”, shkruhet më tej.

“Por nëse qëndroni të durueshem në shumëllojshmërinë dhe vetëdijen e tij, kjo është një gjë që qëndron në zemrën tuaj”, përfundon kuota.

Kjo letër ka bërë fansat të dyshojnë se martesa e tyre ka qenë thjeshtë për interes./Telegrafi/

Citimi i shkëputur nga Kur-ani, i publikuar nga Al Mana në faqen e tij.
Exit mobile version