Site icon Telegrafi

“Të dua Shqipëri”, dedikimi i ‘Çënarit’ pas vallëzimit magjik me Almeda Abazain në skenën e ‘Dancing with the stars’

Mbrëmë (e premte) është mbajtur nata finale e spektaklit të vallëzimit “SDancing with the stars Albania 7”.

Triumfuese e këtij edicioni, i cili njëherësh është i fundit që organizohet, u shpall këngëtarja Soni Malaj.

Lexo po ashtu Soni Malaj fiton "Dancing with the stars Albania 7"

Përveç konkurrentëve, befasi të veçantë për publikun pati edhe nga të ftuarit special.

Mysafir i veçantë në këtë mbrëmje ishte aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i njohur për publikun si ‘Çënari’.

Ai performoi në një vallëzim të veçantë me bashkëshorten e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazi.

Tolgahan Saishman dhe Almeda Abazi në “Dancing with the stars” (Foto: Dancing with the stars/Instagram)

Kjo e fundit ishte prezantuese e këtij edicioni të “Dancing with the stars Albania”.

Çifti kanë vallëzuar një vals nën tingujt e lehtë dhe një ndriçimi magjik, teksa nuk kanë nguruar të dhurojnë para publikut edhe një puthje pasionanate.

Foto: Dancing with the stars/Instagram

“Faleminderit shumë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Të dua Shqipëri”, ka thënë në shqip aktori turk pas përfundimit të performancës. /Telegrafi/

Foto: Dancing with the stars/Instagram
Exit mobile version