Momenti kur një vozitës, i cili besohet të ketë qenë nën ndikimin e heroinës, përplaset për një veturë të policisë është kapur nga kamerat.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident të ndodhur në Louisiana, ku një vozitësi, me gjasë të droguar, i shkon vetura “tetëshe”.
Çfarë është më interesante, është fakti se përveçse bën aksident, ai shkon e përplaset për veturën e policisë.
Shoferi u arrestua dhe u akuzua për ngasje ndërsa ishte nën ndikimin e drogës. Ai u akuzua edhe me ngasje të pakujdesshme dhe ngasje me një licencë të pezulluar. /Telegrafi/