Roberto Mancini ka folur edhe një herë për raportet e tij me Jose Mourinhon.
Italiani ishte trajner te Interi para se Mourinho ta drejtonte këtë skuadër, ndërsa kishin rivalitet edhe në Ligën Premier.
I pyetur se nëse do të pranonte një ftesë nga Mou për darkë, ai u përgjigj me ‘jo’.
“Nëse Jose Mourinho do të më ftonte për darkë, unë do të refuzoja. Nuk kam përse të jem hipokrit e të them të kundërtën”, ka thënë Mancini.
Ai ka folur edhe për interesimin e mundshëm nga PSG.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e atij klubi, por në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Parisi është një qytet i bukur, ndërsa PSG-ja ka një trajner të madh”, ka deklaruar Mancini. /Telegrafi/