Në një intervistë për ESPN, Pep Guardiola zbuloi se qëllimi i tij është të drejtojë një ekip kombëtar, çfarëdo qoftë ai, në një Kupë Bote apo edhe në një Kampionat Evropian.
“Do të doja të stërvitja një ekip kombëtar për një Botëror ose një Kampionatin Evropian. Cila përfaqësuese do të më pëlqente? Nuk e di, cila të më dojë! Për të punuar për një ekip kombëtar, duhet të të duan ty, ashtu si në një klub”.
I pyetur nëse objektivi do të ishte fitimi i garës, trajneri i Manchester Cityt nuk dëshiron të krijojë asnjë pritshmëri.
“Nuk e kam menduar kurrë në këtë mënyrë. Kur kam filluar, nuk kam menduar kurrë për të fituar kampionatin apo Ligën e Kampionëve. Jo. Mendova, a kam punë? Në rregull”, ka thënë Guardiola.
Së fundi, spanjolli shpjegoi se kjo mund të mos ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Do të doja të kisha përvojën e të jetuarit në një kampionat, një kampionat botëror, ose një kampionat evropian, ose një Copa America, ose çfarëdo. Më pëlqen kjo. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, nëse do të jetë pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, por unë do të doja të kisha këtë përvojë në një Kupë Botërore”, deklaroi Pep. /Telegrafi/