Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique e ka vlerësuar Arsenalin si “një nga skuadrat më të mira në Evropë” përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve në Emirates të martën.
Enrique lavdëroi stilin e Arsenalit të bazuar në zotërimin e topit dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje.
“Me topin, ata janë afër nivelit të lartë evropian… pa top, ata janë një nga ekipet më të mira në botë”, deklaroi Enrique.
Trajneri i PSG-së lavdëroi gjithashtu trajnerin e Topçinjve, Mikel Artetan, ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona.
“Mikel është një nga trajnerët më të mirë në treg… një trajner i madh dhe një person i madh”, deklaroi spanjolli.
Enrique shprehu dëshirën e tij për të takuar Artetën, qoftë edhe shkurtimisht, para ndeshjes së së martës.
“Do të doja të flisja me të, që ta përshëndes… do të jetë kënaqësi”, deklaroi Enrique.
Arsenali kërkon fitoren e parë të Ligës së Kampionëve pasi barazoi 0-0 me Atalantën. /Telegrafi/