Site icon Telegrafi

Të dobësohesh me ujëra termale

Ja disa mënyra për ta përdorur si produkt dobësimi:

Uji është një aleat shumë i mirë i dobësimit. Nëse e pimë në sasi të caktuara, ai ndihmon në eliminimin e toksinave dhe të mbeturinave të krijuara, sidomos gjatë kohës kur jemi me dietë. Kur lahemi, ai ka efekt pastrues dhe hidratues.

Uji shërben si përcjellës i të gjitha produkteve dhe vajrave aromatike që hedhim në të. Madje, ai është edhe një mbështetës shumë i mirë për të bërë ushtrime gjimnastike.

Balneoterapia propozon një gamë të gjerë përkujdesjesh,falë ujërave termale dhe ujit të detit, si për shembull, talasoterapinë.

UJI DHE TË MIRAT E TIJ

Dushi: është një mjet fantastik për të masazhuar trupin që mund ta përdorim si në shtëpi, ashtu edhe në qendrën e bukurisë.

• Në shtëpi; drejtojeni kokën e dushit në zonat ku ka celulit. Bëni disa lëvizje rrethore për disa minuta në zonat kritike, duke kombinuar ujin e ngrohtë me atë të ftohtë. Ky dush i quajtur dushi skocez ka shumë të mira për pastrimin e trupit.

• Në qendrën e bukurisë: përfitoni nga dushi ujëvarë që ka efekte të mira për celulitin, nga dushi rrethet që hedh ujë termal nga një kokë dushi që rrotullohet dhe që bën masazh nga koka te këmbët (sasi uji që del nën një copë metali që imiton duart e një masazhuesi).

• Banjat në vaskë: çdo lloj banje ndikon në mënyrën e saj te celuliti, megjithatë të gjitha llojet e banjave kanë një veti të përbashkët: relaksimin.

• Në shtëpi: hidhni në vaskë tri pika vaji esencial me limon, me mendër e piper ose me kokrra dëllinje.

• Në qendrën e bukurisë: përfitoni nga barnat me gaz që nxjerrin flluska ajri. Por edhe nga banjat me flluska të pasura me fitoplanktone, kafeinë ose vajra të ndryshme, apo banjat që kombinojnë ujin e ngrohtë me të ftohtin, duke favorizuar qarkullimin e gjakut.

Vaska me hidromasazh ka 160 vrima të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e saj nga ku del ajër me presion, që stimulon meridianët e akupunkturës.
Kjo teknikë shërben për t’u përqendruar në pjesët më delikate të trupit dhe favorizon çlodhjen e muskujve. Vaska kavitosonike përdor ujin e detit: lehtëson shkrirjen e masave dhjamore falë dy pjesëve piezoelektrike prej porcelani që prodhojnë ultratinguj brenda në vaskë.

• Masazhi (Watermass) me ujë deti ka si qëllim zhdukjen e celulitit duke imituar teknikën e masazh it me prekje rrotulluese.

• Avulli i ujit: në një sauna ose në hamam, avulli i ujit e bën trupin të djersijë dhe në këtë mënyrë ndihmon në eliminimin e toksinave. Ky lloj pastrimi përmirëson qarkullimin e gjakut, bymen poret e lëkurës dhe heq qelizat e vdekura. Së fundmi, kjo teknikë e përgatit lëkurën për përthithjen e principeve aktive të produkteve dobësuese që përdoren pas saunës.

Gjimnastika në ujë
Uji është vendi ideal për të bërë gjimnastikë, sepse ushtrimet janë më të lehta se në palestër dhe më pak dëmtuese për kyçet e trupit. Kur jeni në ujë, pesha e trupit zvogëlohet katër herë, lëvizjet janë të lehta dhe më pak të rrezikshme. Nëse praktikoni këtë lloj gjimnastike, përveç ushtrimeve përfitoni edhe nga efektet ushqyese të ujërave të ëmbla dhe të kripura.

Balneoterapia
Përveç qendrave të talasoterapisë apo ujërave termale, në qytet janë hapur dhe shumë spa. Përkujdesjet dhe teknikat e përdorura në këto qendra kanë si element kryesor ujin. Përveç teknikave të zakonshme, këto qendra propozojnë edhe teknika të veçanta që i kthejnë në vende të pazëvendësueshme. Trajtimi me ujëra termale përfshihet te teknikat mjekësore që trajtojnë problemet me mbipeshën. Disa prej tyre ju propozojnë edhe terapitë me tri lloje ujërash: ujë të ëmbël. Ujë termal dhe Ujë deti. /Telegrafi/
 

Exit mobile version