Site icon Telegrafi

Të dobësohesh me proteina

Me këtë lloj diete, shpesh dobësimi është i shpejtë, edhe në rastet më të vështira. Me të i garantohen organizmit proteinat që i duhen. Ne nuk kemi uri dhe nuk ndihemi të lodhur, transmeton Telegrafi.

Krejt çfarë duhet të bëni është të respektohet menyja. Dieta me proteina jo vetëm se ndihmon për humbje të shpejtë në peshë, por edhe shton masën muskulore.

E hënë

Mëngjesi: Kafe turke pa sheqer në një filxhan të madh
Dreka: Dy vezë të ziera dhe spinaq, me pak kripë
Darka: Një biftek 150-250 gram, ose tri fileta pule të pjekur me sallatë të gjelbër

E martë

Mëngjesi njësoj
Dreka: Biftek 150-250 gram me sallatë të gjelbër dhe fruta
Darka: 150 – 200 gram proshutë e tymosur

E mërkurë

Mëngjesi njësoj
Dreka: Dy vezë të ziera me sallatë të gjelbër dhe domate
Darka: 150-200 gram proshutë e tymosur me sallatë të gjelbër

E enjte

Mëngjesi njësoj
Dreka: Një vezë të zier me karota të ziera, ose djathë
Darka: Fruta dhe një filxhan kos

E premte

Mëngjesi: Kafe pa sheqer dhe karota me limon
Dreka: Një vezë të zier me karota dhe djathë
Darka: Biftek 150-250 gram me sallatë të gjelbër ose peshk me sallatë të gjelbër

E shtunë

Mëngjesi njësoj
Dreka: 250 gram pulë të pjekur
Darka: Dy vezë të ziera me sallatë të gjelbër

E diel

Mëngjesi: Çaj limoni pa sheqer
Dreka: Biftek dhe fruta
Darka, sipas dëshirës

Kujdes:

▪ Ditën e diel në darkë, këshillohet supë me mish e shoqëruar me kos ose fruta.
▪ Dieta duhet të zbatohet me përpikëri ashtu sikurse është përshkruar.
▪ Nuk duhet absolutisht te konsumohet bukë.
▪ Nuk tolerohet fare alkool.
▪ Dieta zgjat dy javë.
▪ Nuk duhet të konsumohet ëmbëlsira.
▪ Ujë dhe çaj pa sheqer, pa kufizim. /Telegrafi/

Exit mobile version