Pas homazheve në nderim të të rënëve për liri do të vijohet me homazhe të memoriali i Komandantit legjendar Adem Jashari. Pasi kryem homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, kanë folur për mediat kreu i PD-së Lulzim Basha, por edhe ish-lideri i të djathtëve, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha është shprehur se 28 Nëntori përveçse një ditë përkujtimi për dëshmorët, është edhe një ditë reflektimi për vendimmarrësit në mënyrë që ata të marrin vendimet e duhura.
“Në këtë ditë të shënuar të kombit tonë 28 Nëntorin, ku ne festojmë ngritjen e Flamurit dhe të Pavarësisë dhe është detyrimi ynë që ta nisim këtë ditë me krenarinë e thellë para atyre mijëra e mijëra dëshmorëve dhe të rënëve që u flijuan në shekuj, për Ditën e madhe të Pavarësisë, që u flijuan për bashkim kombëtar. Sot kujtojmë këta martirë veprën e tyre, sakrificën sublime që i shërbyen kombit për të mbetur të pavdekshëm. Kujtojmë babanë e Pavarësisë Ismail Qemali dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij që 101 vjet më parë ia dolën të dështojnë projektet për asgjësimin e popullit shqiptar. Kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve të luftës që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë dhe për rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe demokracisë. Kujtojmë bijtë e shqipes, në Kosovë, Preshevë, Maqedoni që dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre”, u shpreh Basha. /Telegrafi/