Pas heshtjes së gjatë pas referendumit për marrëveshjen e emrit, u deklarua edhe Partia Popullore Evropiane, ku është anëtare edhe OBRM-PDUKM-ja. Kryetari i partisë, Joseph Daul, shkroi në “Twitter” se është i dëshpëruar nga raporti i partisë së tyre si motër në procesin e emrit.
“Duhet të sillet vendim i rëndësishëm për të ardhmen e Ish Republikës Jugosllave Republika e Maqedonisë dhe gjithë rajonin në BE dhe NATO. Jam i dëshpëruar nga roli i deritashëm i opozitës në proces, konstruktivitetin duhet ta mbizotëroj mbi bojkotimin. Dialogu mes atyre në qeverisje në IRJM dhe opozitën është i nevojshëm për shkak se është pjesë e rëndësishme e demokracisë”, shkroi Daul, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PPE për gjatë kohë refuzonte të reagojë, ndërsa burime nga partia thopnë se ka pasur edhe përpjekje për dialog me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/
An important decision looms for the future of the former Yugoslav Republic of Macedonia & the entire region within the #EU & @NATO. I remain disappointed by the opposition's role in this process to date, constructive cooperation must prevail over boycott. 1/2
— Joseph Daul (@JosephDaul) October 8, 2018