Telegrafi

Të divorcuarit, rrezik më të lartë për atak kardiak

Në analizën ku u përfshinë 15 827 persona rezultoi se femrat ishin në rrezik më të madh dhe e pakësonin fare pak këtë rrezik nëse rimartoheshin.

Studimi, i publikuar në revistën “Circulation” shpjegon se stresi kronik, i lidhur me divorcin, ka një çasje afatgjatë mbi trupin njerëzor.

Nga viti 1992, kur ka nisur studimi, deri në vitin 2011, gati 1 në 3 perona u divorcuan të paktën 1 herë.

Femrat e divorcuara një herë, kishin 24% mundësi për të pësuar një atak kardiak, krahasuar me ato që vazhdonin martesën, shkruan Anabel. Rreziku arrinte në 77% për ato me disa divorce.

Ndërsa për meshkujt, 1 divorc e rriste me 10% mundësinë e një ataku kardiak ndërsa për disa divorce, kjo shifër arrin në 30%. /Telegrafi/