Site icon Telegrafi

A do të diskutojë Gjykata kushtetuese e Maqedonisë për PSP-në?

Nesër do të dihet nëse Gjykata kushtetuese do të diskutojë për Prokurinë Speciale Publike (PSP) në seancën e radhës. Si zakonisht, rendi i ditës caktohet ditën e enjte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave nga TV Telma, referati për PSP-në është i gatshëm, por nuk dihet nëse gjykatësi raportues do të propozojë shfuqizimin, shlyerjen ose do të hidhet poshtë nisma, ose do të mbeten hapur dy mundësi, për të vendosur të gjithë gjykatësit.

Nëse ndodhë shfuqizimi, atëherë për vendim përfundimtar duhet të pritet një muaj, ose dy, që do të thotë se kuvendi nuk do të mund të themelojë përsëri një PSP tjetër.

Deri në fund të këtij mandati, Kushtetuesja ka edhe një detyrë me rëndësi: të zgjedhjë kryetarin e ri të gjykatës./Telegrafi/

Exit mobile version