Telegrafi

Do të dihen shpenzimet e kryetarit Stevo Pendarovski

Opinioni do të mund të kontrollojë se sa ka shpenzuar kryetari Stevo Pendarovski.

Ministri për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski sot u takua me kryetarin e sapo zgjedhur Stevo Pendarovski, ku biseduan për Mjetin për llogaridhënie, ku shfaqen shpenzimet e ministrave, zëvendësministrave dhe të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është vizita e parë zyrtare e jona. Ajo që ishte e rëndësishme në takim, është se kryetari Pendarovski dha gatishmërinë që puna dhe përdorimi i mjeteve buxhetore të tij të kontrollohen nga publiku”, thotë Popovski duke shtuar se tashmë edhe kabineti i kryetarit do të jep të dhëna për shpenzimet buxhetore të kryetarit.

Sipas tij, ky është dallim shumë i madh nëse krahason me kryetarin Ivanov, i cili aspak nuk e kishte ndërmend të prezantojë shpenzimet dhe mënyrën e punës para qytetarëve./Telegrafi/