Site icon Telegrafi

Kosova në heshtje zgjedhore, kështu mund ta gjeni vendin se ku do të votoni të dielën

Më 6 tetor ditë e diele, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Lexo po ashtu KQZ tregon si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 6 tetorit

Ndryshe sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, e cila ka zgjatur 10 ditë që nga 25 shtatori, nesër ditë e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore. Të dielën të gjithë qytetarët më të drejtë vote mund të votojnë që nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 kur edhe mbyllën qendrat e votimit./Telegrafi/

Exit mobile version