Skerdi ka vendosur të sjell një këngë të re, e cila do t’i shtohet një numri të madh të këngëve që janë publikuar gjatë këtij muajit të fundit.
Këngëtari për projektin e ri muzikor do të bashkëpunojë me një prej reperëve më të mirë shqiptar Gjiko.
“Faje”, titullohet kënga që do të publikohet të dielën ndërsa tekstin e kanë shkruar vet dyshja.
Telegrafi merr vesh se kënga është punuar prej producentit BigBang ndërsa është xhiruar prej video produksionit Entermedia.
Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë mes Skerdit dhe Gjikos. /Telegrafi/