Banorët e fshatit Mramurë të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar përmes një komunikate për media se do të protestojnë të dielën, më 15 korrik.
Ata kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, në shenjë proteste për papërgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës.
“…pasi që ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit duke lënë gropa të mëdha dhe dheun të cilin e ka largu nga aty e kanë vendosur ndër Telat e Tensionit të lartë dhe fëmijët tonë po rrezikohen mjaftë shumë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga njëri prej organizatorëve Rafet Gashi. Ky më tej ka thënë se rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë pune, në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa nuk ka përfunduar ende”, thuhet në njoftim.