Site icon Telegrafi

Të dielën protesta në Shkup kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Për ditën e diel janë paraparë protesta në Shkup për të kundërshtuar Ligjin për gjuhët, që sipas disa grupeve ekstreme maqedonase, konsiderohet si rrezik për Maqedoninë.

Shoqata Forcat e bashkuara maqedonase kanë bërë thirrje për protestë më 21 janar, në ora 13:00, para Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbështetje është ofruar edhe nga e ashtuquajtura shoqata patriotike ”Tvrdokorni”, të cilët kanë paralajmëruar eskalim të gjendjes./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version