Të dielën do të vazhdojnë protestat kundër kontestit të emrit të Maqedonisë dhe këtë e konfirmojnë nga organizatat për mbrojtjet e identitetit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Këto protesta i organizon ”NejemiMaqedoni” dhe njoftojnë se protesta do të mbahet në ora 13:00 nga qendra e kryeqyetit.
”është koha që të bashkohemi dhe të respektojmë viktimat për mëmëdheun pasi ju’a kemi borxh” thuhet në njoftimin e dërguar deri tek mediat për protestën e paralajmëruar.
Protesta, siç thuhet në njoftim, do të mbahet në disa vende të Evropës dhe nëpër botë.
Përndryshe, në protestën e javës së kaluar u dogj flamuri i Greqisë dhe ai kombëtar shqiptar. /Telegrafi/