Telegrafi

Të dielën Papazovit i ra të fikët në konferencën me Mickoskin, sot rezultoi pozitiv me coronavirus

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, ka konfirmuar se është pozitiv me coronavirus.

Ai sot vonë pasdite ka marrë rezultat pozitiv në testin PCR për Covid-19 që e ka bërë në Qendrën për Shëndet Publik në Koçan.

Në një deklaratë të shkurtër telefonike për AIM-në, Papazov konfirmoi se ndihet mirë, pa simptoma të rënda për Covid-19, ndonëse të dyja testet u konfirmua prania e coronavirusit.

Papazov dje e mori postin e kryetarit të komunës, por nga sot ai është në pushim mjekësor dhe do të koordinojë me përgjegjësitë e tij të punës nga izolimi në shtëpi.

Të dielën në një konferencë për media në Shkup, ku po fliste lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dhe pas tij ishin kryetarët e rinj, Pazazovit i ra të fikët./Telegrafi/