Site icon Telegrafi

Të dielën nis Tour de Kosova

Kjo garë tashmë po rritet nga viti në vit, duke u dyfishuar numri ekipeve nga katër sa ishin në 2001 dhe në nëntë sa do të jenë këtë vit.

Me këtë u shtua edhe numri i çiklistëve. Ndonëse janë vetëm katër etapa e që nënkupton edhe katër shtigje, karakteristikat e tyre tregojnë, se kemi terren të sheshtë, kodrinor dhe malor, që për garuesit paraqesin një sprovë të madhe.

Ato kërkojnë shpejtësi, shkathtësi, forcë ta madhe fizike, të cilën në ngjitjet e mëdha siç është Kulla e Glloboçica duhet menaxhuar mirë. Ndaj, kushdo që mëton të ngadhënjejë, duhet të ketë veçori si këto.

Fituesi i çdo etape merr nga 100 euro, ndërsa fituesi i edicioni ka shpërblim prej 2500 eurove.
Shpërblime në para marrin edhe vendi i dytë dhe i tretë në çdo etapë, nga 80 përkatësisht 50 euro, njofton KosovaPress.

Po ashtu tash për tash Tour de Kosova ka vetëm fanellën e verdhë për fituesin e garës, ndërkaq që sipas kryetarit, Alban Nuha, po mendohet që në vitet e ardhme të ketë edhe fanella të tjera, varësisht nga kushtet që do të krijohen, sidomos ato financiare.
Çiklistët nesër nga ora 10:00, do të luftojnë për ta fituar etapën e parë në shtegun Prishtinë- Mitrovicë-Gurrakoc-Vitomiricë-Kullë, të gjatë 140 kilometra.

Ekipet pjesëmarrëse:
1. Përfaqësuesja e Kosovës
2. Klubi Çiklizmit “Profi Line” Gjermani
3. Klubi Çiklizmit “Monteinfo” Mali i Zi
4. Klubi Çiklizmit “Velo M” Kumanovë-Maqedoni
5. Klubi Çiklizmit “Solaris” Struga-Maqedoni
6. Klubi Çiklizmit “Tirana” Shqipëri
7. Klubi Çiklizmit “Teuta” Durrës-Shqipëri
8. Klubi Çiklizmit “Burgas” Bullgari
9. Klubi Çiklizmit “Novi Pazar” Sanxhak-Serbi

Orari dhe etapat:
11 gusht: Etapa e parë Prishtinë- Mitrovicë-Gurrakoc- Vitomiricë-Kullë 140 km
12 gusht: Etapa e 2-të Pejë-Klionë-Llapçevë-Xerxë-Prizren 80 km
13 gusht: Etapa e 3-të Prizren-Prevallë-Glloboçicë 80 km.
14 gusht: Etapa e 4-të Ferizaj-Gjilan-N. Bërdë-Prishtinë 115 km.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version