Site icon Telegrafi

Të dielën nisë “Street Party Prishtina” te Kafet e Vogla në Prishtinë

created by dji camera

Të dielën mbahet eventi i shumëpritur “Street Party Prishtina” tek Kafet e Vogla.

Eventi fillon në orën 13:00 deri në orën 23:00, pas orës 23:00 do të ketë After Party në Zanzi Jazz Bar.

Next Level, kafiteritë e kafeve të vogla, Komuna Prishtina, Drejtoria për Shërbime Publike si dhe Policia e Kosovës janë mobilizuar për mbarëvajtjen e eventit.

Një pjesë e rrugës “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar për Qarkullim sipas vendimit të DPSHP.

Programi artistik muzikor përfshin artistët si: Yllmegi, D Master, Ad disha, Jazzkova, Gesundheit, Sytë, Gypsy Groove, Fela Kuti Tribute Show Alban Nimani feat. All in Band, Beat Movement nga Italija si dhe artisti kryesor i natës, Antigone nga Franca.

Emrat e këndit artistik që janë përzgjedhur janë:
-Valbona Derdovski – art with dots
-Endrit Jashanica-handmade accessories
-Fjolla Ramadani -art in porcelain
-Driton Goleshi-2cm humans
-Leonita Muja -costum design
-Ajola Shala -painter

Street Party Prishtina këtë vit përkrahet nga:
-Patronati i Komunës së Prishtinës, në kuadër të 20/20
-Win Music Freedom
-Blackbird Marketing
-Selmans Network
-Konuts
-Birra Peja
-Uji Akull
-Smirnoff
-Hotel Garden
-Airwaves
-Emona Group
-Meridian Express
-Telegrafi
-RTV Dukagjini
-Pixie Group

/Telegrafi/

Exit mobile version