Telegrafi

Të dielën në RTV Dukagjini me Elite Show: Zanfina flet rreth karrierës dhe zbulon shumë të pathëna (Video)

Elite Show po vazhdon rrugëtimin me spektaklin madhështor në RTV Dukagjini në bashkëpunim me Telegrafin.

Një spektakël plot humor, befasi, tregime, dashuri dhe emocione nën udhëheqjen e një prej fermave më të bukura të ekranit në Kosovë, Elita Rudi.

Spektakli për tre orë do të bëjë që ju të kaloni një të diel të mrekullueshme, të informoheni dhe të shihni jetën e vërtetë të shumë protagonistëve.

Në këtë emision do të shihni këngëtaren Zanfina Ismailin derisa do të kuptoni sakrificën për karrierë dhe shumë të pathëna rreth jetës private.

Nuk do të mungojnë as lajmet nga showbizi, video të shumta dhe befasitë. /Telegrafi/