Të dielën më 6 tetor në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet vrapim në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit të gjirit.
Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët të kryejnë mamografinë, transmeton Telegrafi.
“Të dashura nëna, vajza, motra, gra dhe burra, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe kryeni mamografinë. Ky ekzaminim është i thjeshtë, i shpejtë dhe mund të shpëtoj jetë. Në tri Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, mamografia ofrohet pa pagesë (Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF – Dardani, QMF -Veternik)”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim, thuhet se mamografia zgjat vetëm pak minuta, por mund të jetë vendimtare për shëndetin.
“Drejtoria e Shëndetësisë subvencionon të diagnostifikuarit me kancer të gjirit. Por mos harroni, ju mund dhe do të fitoni ndaj kësaj sëmundje, sepse të gjithë jemi me ju”./Telegrafi/