Të dielën në Mitrovicë, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, do të organizohet aktiviteti
Ky aktivitet organizohet nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm së bashku me Klubin Alpin Prishtina, shkruan Telegrafi.
“Sektori i Alpinizmit të KAP dhe vullnetarët do të përformojnë lëshime me litarë nëpër lartësitë e objektit me qëllim të aktivizimit, shënimit të festave të fund vitit, zbavitjes së më të vegjëlve dhe shpërndarjes së dhuratave nga vullnetarët”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet do të zhvillohet tek objekti banesor në sheshin e Mitrovicës (afër Hebs).
“Alpinistët të maskuar si superheronjët e kohëve moderne me lëshime alpine do të ofrojnë gëzim, dhurata dhe befasi për të vegjëlit dhe shikuesit tjerë në shesh. Këto akte me dedikim dhe kauzë janë mënyra jonë e shfaqjes së aktivizmit qytetar, falënderimit për ata që dhurojnë, si dhe formë e kontributit vullnetar për kauza filantropike . Përveç kësaj, është rritje e përgjegjësisë sociale dhe forcim i lidhjeve njerëzore të cilat nuk kanë çmim dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë dhe humanitetit në mes nesh. Superheronjët ju mirëpresin të dielën me 15 dhjetor, nga ora 11:00 në sheshin e Mitrovicës!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/