Telegrafi

Të dielën natë elektronike në Prishtinë me Tobi Neumann dhe Hajdar Berisha

E diela zakonisht është natë pushimi për të gjithë, mirëpo natyrisht se bën përjashtim koha kur janë Krishtlindjet dhe festat e shumta të fundvitit.

Të dielen mbrëma në Zone Club do të zbarkojnë DJ të njohur të muzikës elektronike, për të dhënë një performancë të elektrizuar me muzikë dhe tinguj të rrallë të zhanrit elektronik.

Pas performancat në skenat më të mëdha të kryeqyteteve të mëdha botërore, nesër mbrëma në kryeqytet do të vijë Tobi Neumann si dhe Hajdar Berisha bashkë me DJ Altin.

Është si nje lloje kulture në vete ardhja e këtyre dy superfuqive gjermane në Prishtinë. Hajdari jonë vetëm se e ka kriju imazhin e vet si super DJ në skenën elektronike, ndërsa Tobi konsiderohet si një legjendë botërore. Sa herë kanë përformu bashkë në Prishtine, kujtohen si ndejat më të mira ndonjëherë.

Tobi, për ata pak njerëz që nuk e dijnë, është bë i famshëm para se me ia fillu muzikës house edhe electro në Love Parade të ’95es. Për momentin, Tobi është në label të Sven Vath, Cocoon.

“Sipas Resident Advisor, Tobi është një prej DJ’ve më meritor për skenën house edhe electro të gjermanëve dy dekadat e fundit. Ndejat në të cilat ka performuar Tobi muzikë edhe në Prishtine, kujtohen si netët më të mira ndonjëherë të organizuara edhe në kryeqytetin tonë” thuhet në njoftimin dhe ftesën zyrtare të Zone Club.

Ngjarja e nesërme e Zone Club në Facebook, ku mund ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj: Klikoni këtu