Kjo mbrëmje shënon 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.
Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta dhe vepra e tij, të realizuara nga Faik Gashi. Disa pjesë nga të tilla xhirime mund t’i shihni më poshtë.
Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore. Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime, por me tingujt e muzikës së lehtë qytetare, të interpretuar live nga Behar Arllati.
TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje. /Telegrafi/
Posted by Faik Gashi on Thursday, May 14, 2015