Këtë të dielë, nga dymbëdhjetë ora deri në ora 14:00 do të mbahet për të tetën herë me rradhë ‘Marsh i tolerancës’, të dedikuar luftës kundër gjuhës së urrejtjes të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Komiteti thonë se qëllimi i marshit është se situata politike në të cilën shoqëria gjendet në Maqedoni, sidomos në dekadën e fundit, ka shkaktuar trende shumë negative dhe të dhunshme të cilët janë në drejtim të kundërt të mbrojtjes, sigurisë dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Pas përfundimit të marshit për tolerancë, do të promovohet video fushata kundër gjuhës së urrejtjes me moton “Urrejtja është e dobët”. /Telegrafi/