Bashkia e Shkupit edhe sivjet do t’i hap dyert për garuesit nga e gjithë bota të cilët do të marrin pjesë në manifestimin më të madh sportiv në Maqedoni – Wizz Air – maratona e Shkupit 2021.
Maratona do të mbahet më 3 tetor, ndërsa ngjarja do të organizohet me të gjitha protokollet dhe masat për mbrojtje nga coronavirusi. Sipas organizatorëve, janë paraqitur rreth 7.000 nga 40 vende të botës.
Nisja e gjysmëmaratonës, maratonës dhe maratonës me shtafetë do të jetë më 3 tetor në ora 8, ndërsa fillimi i garës në 5.000 metra është në ora 8:00 para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.
Ndryshe, maratona e Shkupit mbahet për herën e 17-të, ndërsa nga viti në vit, u shndërrua maratona më e madhe në Ballkan./Telegrafi/