Site icon Telegrafi

Të dielën klinikë për trajnerët e Kosovës, ligjërojnë trajnerë të njohur

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës organizon klinikën për trajnerë të basketbollit.

Për shkak të situatës me pandeminë, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se klinika do të organizohet në formatin online.

Pjesëmarrja është obligative dhe është kusht për tu licencuar për edicionin garues 2021-2022.

Kjo klinikë do të mbahet me datën 19.09.2021 (e diel), prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Edhe këtë vit do të ligjërojnë ekspertë të njohur ndërkombëtarë si;

Bil Peterson nga SHBA
Ridvan Ekmekci nga Turqia
Ahmet Çaki nga Turqia
John Jakus nga SHBA
Lajmi i plotë në uebfaqen zyrtare të FBK-së

Exit mobile version