Site icon Telegrafi

Të dielën fillon gjysmëmaratona “Prishtina 2014”

Këshilli Organizative i kësaj ngjarje të madhe sportive që mbahet në vendin tonë, është duke punuar intesivisht që ky eveniment i madh sportiv të shkojë ashtu siç është më së miri.

Tri ditë para nisjes së Gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2014’, janë regjistruar rreth 300 garues, ndërkohë, që sipas organizatorëve, ky numër pritet të shkon deri në 1000.

Abdurrahman Shkodra, anëtar i Këshillit Organizativ, njëherësh sekretar i Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK),Abdurrahman Shkodra, i tha KosovaPress-it se ecuria e regjistrimit po shkon mjaft mirë. Sipas tij, këtë vit numri i të regjistruarave është më i madh se viteve tjera.

Pjesë e kësaj Gjysmëmaratone pritet të jenë njerëz të jetës politike. Shkodra ka konfirmuar se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, e ambasadorja e SHBA-së, Tracy Jacobson, do të jenë pjesë e kësaj gjysmëmaratone.

Sipas tij, çmimi i regjistrimit është pesë euro për vendoret, kurse për ndërkombëtaret është 10 euro.

Shkodra ka shtuar se deri tani gjithçka është duke shkuar siç është paraparë nga Këshilli Organizative i Gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2014’. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version