Site icon Telegrafi

Të dielën fillon festivali “Prishtina Jazz Fest”

Drejtori i festivalit, Ilir Bajri, ka thënë se tashmë gjithçka është gati për të pasur një edicion të suksesshëm këtë vit.

Pjesëmarrës në Festivalin e sivjetmë të muzikës ‘jazz’ janë grupe dhe instrumentistë nga vende të ndryshme të botës, nga SHBA, Sllovenia, Belgjika etj.

Hapjen e festivalit do ta bëjë interpretuesi i njohur amerikan, Uri Caine.

Bileta për festival kushton pesë euro. Ndërsa sponsorë kryesorë të këtij edicioni janë Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sporteve dhe ProCredit Bank.

Exit mobile version