Telegrafi

Të dielën, dielli pati shpërthimin më të madh në tre vitet e fundit, për fat të mirë nuk ishte në drejtim të tokës

Dielli të dielën, 29 nëntor, kishte shpërthimin më të fuqishëm në tre vjet.

Observatori i Dinamikës Diellore të NASA-s ka kapur këtë shpërthim diellor gjigant, kategoria M4.4. Një shpërthim diellor është një shpërthim i fuqishëm në atmosferën diellore gjatë së cilës lirohet një sasi e madhe energjie, transmeton Telegrafi.

Sikur ky shpërthim të ishte drejtuar në Tokë, ndoshta do të kishte shkaktuar një stuhi të madhe gjeomagnetike, shkruan Spaceweather.

Stuhi të tilla mund të shkaktojnë një rritje të rrezatimit elektromagnetik të atmosferës dhe devijimin e busullës në rajonet polare, ndërhyrje në komunikimet me valë të shkurtër, dështimet e linjës elektrike dhe të ngjashme.

Shpërthimi diellor i hedhur nga dielli të dielën i përket kategorisë M, pra një shpërthim i madhësisë mesatare. Shpërthimet më të vogla i përkasin kategorisë C, dhe ato më të mëdha kategorisë X.

Megjithëse shpërthimet diellorë të klasës X mund të shkaktojnë probleme të rëndësishme radiokomunikuese në të gjithë botën, shpërthimet e kategorisë M zakonisht shkaktojnë vetëm vështirësi të vogla. /Telegrafi/