Nesër (e shtunë) zhvillohen tri ndeshjet e para të javës së dytë, Liria – Vëllaznimi, Drenica – Drita dhe KEK-u – Lepenci, ndërkaq, të dielën në program janë edhe këto takime: Gjilani – Trepça dhe Trepça ’89 – Besa. Të gjitha takimet do të fillojnë prej orës 17:00.
Në këtë fundjavë fillon edhe edicioni i ri i garave në ligën e parë në futboll. Ndeshjet e xhiros së parë të këtij rangu, të cilat po ashtu zhvillohen prej orës 17:00, janë: Feronikeli – Sharri , 2.Korriku – Ramiz Sadiku, Fushë Kosova – Llapi, Flamurtari – Ulpiana, Rahoveci – Hajvalia, Ballkani – Vitia, Kosova(V) – Istogu dhe Deçani – Ferizaji./Telegrafi/