Site icon Telegrafi

Të dielën, derbi lokal i Gjilanit

Atmosfera në këtë derbi, siç përshkrkuhet nga vet tifozët, pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi tifozeritë e të dyja skuadrave do të përkujdesen që impianti të jehojë nga kënga dhe brohorimat për akterët brenda në fushë, nga të cilët pritet lojë e zjarrtë.

“Mezi e presim ndeshjen e të dielës. Presim që atmosfera në këtë takim të jetë e pa parë ndonjëherë në futbollin kosovar, ndërsa çdo rezultat pos fitores për ne tifozët e K.F. Gjilanit është i pa pranueshëm”, theksoi Drinor Gashi për Telegrafin, tifoz i K.F. Gjilanit.

Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në garat në Ligën e Parë, ndërsa sipas të gjitha gjasave nga sezoni i ardhshëm ato do të garojnë në Superligë. Drita ka 38 pikë në pozitën e parë, ndërsa Gjilani pason në pozitën e dytë me 32 pikë dhe me çdo kusht do ta kërkojë fitoren në këtë takim.

Telegrafi do t’iu sjell raportin e plotë të kësaj sfide pas ndeshjes, ashtu si fotot nga ky takim, ndërsa gjithë ajo që ju mbetet juve dashamirë të futbollit kosovar është që të parkoheni para stadiumit të qytetit të Gjilanit, për të mos e humbur një ndeshje të tillë.

Derbi i Gjilanit konsiderohet si derbi më i madh lokal në Kosovë, një nga tre derbit më të mëdhenj lokalë në Ballkan, ndërsa është një ndër 25 derbit lokalë më të mëdhenj në Evropë, ashtu si ndër 50 derbit më të mëdhenj lokalë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version