Telegrafi

Të dhënat tregojnë se Teslat që drejtohen nga autopiloti përplasen më shpesh se makinat e markave rivale

Qeveria amerikane do të lëshojë për publikun të dhënat mbi përplasjen e makinave që kanë sistem drejtimi automatik ose gjysmë automatik, të dhëna në të cilat pritet që Tesla të jetë më e veçuar, markë kjo e cila fatkeqësisht ka një numër të madh përplasjesh, shkruan New York Post.

Në ditët në vijim, Administrata për Sigurinë Kombëtare në Trafikun e Autostradave planifikon që të publikojë numrin e aksidenteve mbi të cilat ata kanë mbledhur informacione për afro një vit.

Nga agjencia javën e kaluar gjatë një raporti të ndarë thanë se kanë dokumentuar mbi 200 aksidente në të cilat u përfshin vetura të markës Tesla me drejtim automatik të autopilotit, sisteme sikur “Vetë-Drejtim i Plotë” “Drejtim i Ndërgjegjshëm mbi Trafikun”, dhe sisteme tjera të drejtimit gjysmë automatik të veturave Tesla, transmeton Telegrafi.

Numri i përplasjeve i markës Tesla është dukshëm më i lartë në krahasim me markat tjera sipas të dhënave të cilat u ofruan tek Associated Press, në prag të publikimit të të dhënave nga ASKTA. Numri i përplasjeve të makinave Tesla u shfaq si pjesë e hetimit të ASKTA mbi përplasjen e veturave Tesla me veturat e emergjencave dhe vetura tjera të cilat në momentet e aksidenteve ndodheshin në rrugë.

Tesla në ndërkohë ka më shumë vetura që operojnë me sistem drejtimi gjysmë automatik në SHBA në krahasim me prodhuesit e tjerë të veturave në vend, afro 830 mijë modele të prodhuara, prodhim ky i cili filloi tek në vitin 2014, dhe si kompani i marrin të dhënat online në kohë reale nga veturat e tyre. /Telegrafi/