Site icon Telegrafi

Të dhënat personale të miliona njerëzve mund të jenë në rrezik, si pasojë e përdorimit të testit për zbulimin e paraardhësve

Deri më tani, miliona njerëz e kanë dhënë vullnetarisht ADN-në e tyre, si pjesë e testit shumë të popullarizuar që realizohet në shtëpi, për të zbuluar paraardhësit.

Massachusetts Institute of Technology raporton se deri më tani, janë mbledhur të dhënat e më se 26 milionë njerëzve, nëpërmjet kësaj platforme testuese, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duket e këndshme që të kuptohet se kush janë të parët tuaj, që e përbëjnë pemën gjenealogjike, ka arsye për frikësim në lidhje me publikimin e të dhënave personale.

Gjatë vitit të kaluar, 23andme i janë ofruar 300 milion dollarë nga një kompani farmaceutike, që t’i ndajë me të disa prej këtyre të dhënave. Forcat e rendit, kanë qasje në të dhënat e ADN-së, që dërgohen nga përdoruesit, njëjtë sikurse edhe autoritetet e BFI-së.

Në një rast shumë pozitiv, këto të dhëna kanë ndihmuar që FBI të mund të identifikojë dhe arrestojë një kriminel famëkeq që për një kohë ishte në kërkim.

Brenda dy viteve, testin për zbulimin e paraardhësve do ta kenë realizuar më se 100 milionë njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version