Në 24 orët e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të paktën 168 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa nëntë kanë vdekur.
Këto janë të dhëna nga institutet e institucioneve të shëndetit publik, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, rastet e reja janë regjistruar thuajse në të gjitha kantonet në Federatën e BeH.
Gjithsej 136,563 mostra janë testuar deri më tani, dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar në 15,050 individë.
Deri më sot, 10,604 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH dhe në 24 orët e fundit, shërimi është regjistruar në 72 pacientë. Aktualisht janë 4,037 raste aktive me SARS-CoV-2. /Telegrafi/