Të dhënat e reja nga Universiteti në Pensilvani të SHBA-ve, tregojnë se zbutja e masave mbrojtëse nëpër qytete dhe shtetet amerikane, do të mund të kishin pasoja shumë të rënda në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, ngas i cili janë infektuar më shumë se një milion njerëz dhe kanë humbur jetën mbi 66 mijë tjerë.
Sipas Pen Worton Budget Model, hapja e shteteve do të rezultojë me 233 mijë raste tjera të vdekjeve nga coronavirusit, pavarësisht nëse qytetarët respektojnë distancinimin fizik social, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se nëse shtetet amerikane hapen, në total do të humbin jetën 350 mijë njerëz nga coronavirusi deri në fund të qershorit, thuhet në studimin e realizuar, raporton Finance Yahoo.
Kent Smeters, drejtor i PWBM, ka deklaruar se vendimi për rihapjen e shteteve në fund është një gjykim normativ që mbështetet në vlerën statistikore të jetës. Megjithatë sipas studimit, edhe hapja e pjesshme e ekonomisë do të shkaktonte rritje të numrit të vdekurve. /Telegrafi/