Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht gjendja në kufi është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata.
Sipas të dhënave të publikuar në ora 07:12, përveç pikës kufitare Dheu i Bardhë, vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta, transmeton Telegrafi.
Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja e qytetarëve për të hyrë në Kosovë është 30 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/