Varianti i coronavirusit që u shfaq për herë të parë në Britani dhe tani po përhapet ndërkombëtarisht është 64 për qind më vdekjeprurës sesa llojet para-ekzistuese, sipas një studimi të botuar të mërkurën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, varianti, i zbuluar në fund të vitit të kaluar, është një nga disa që janë shfaqur muajt e fundit nga vendet me epidemi të gjerë, duke rritur vështirësitë në garën për të frenuar pandeminë.
Siç thuhet më tej, autoritetet britanike, të cilët kishin paralajmëruar tashmë se varianti ishte dukshëm më i transmetueshëm, në janar thanë se gjithashtu besohej të ishte deri në 40 për qind më vdekjeprurëse, bazuar në një numër studimesh në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjetjet nga një prej atyre studimeve, të udhëhequr nga Universiteti i Exeter, u botuan të mërkurën.
Studiuesit krahasuan të dhënat për gati 55,000 çifte pjesëmarrësish të cilët rezultuan pozitivë në komunitet – midis tetorit dhe janarit dhe i ndoqën ato për 28 ditë.
?New @bmj_latest study?
Individuals infected with the B.1.1.7 (UK) variant of concern were between 32% and 104% (central estimate 64%) more likely to die than equivalent individuals infected with previously circulating variants. https://t.co/OVh6zrTRcP
— Andrew Longhurst (@a_longhurst) March 11, 2021
Pjesëmarrësit u krahasuan me një sërë faktorësh si mosha, seksi dhe përkatësia etnike.
Ata zbuluan se të infektuarit me variantin e ri, të njohur si B.1.1.7, kishin 64 për qind më shumë gjasa të vdisnin, duke përfaqësuar një rritje të vdekjeve nga 2.5 në 4.1 në çdo 1.000 raste të zbuluara.
Simon Clarke, Profesor i Asociuar në Mikrobiologjinë Qelizore në Universitetin e Reading, tha se vdekja e shtuar në përhapjen e saj më të shpejtë do të thoshte se “ky version i virusit paraqet një sfidë thelbësore për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe politikëbërësit”.
Ndërsa Michael Head, Studiues i Lartë i Kërkimeve në Shëndetin Global, Universiteti i Southampton tha se gjetjet theksuan rreziqet në lejimin e përhapjes së gjerë të virusit. /Telegrafi/