Telegrafi

Të dhëna shokuese: Mësohet çfarë hanë në Korenë e Veriut, mish artificial për të varfrit, pica për të pasurit (Foto)

Mishi artificial për vite është përdorur në Korenë e Veriut në mënyrë që të ushqehet populli, kurse sot ky specialitet është bërë i njohur në vendin më të izoluar në botë.

“Injogogi, siç quhet ky ushqim, më herët është përdorur si zëvendësim i mishit”, ka deklaruar Cho Ui-sung nga Koreja e Veriut i cili që nga viti 2014 jeton në Korenë e Jugut, transmeton Telegrafi.

Bëhet nga mbetjet që ruhen gjatë procesit të prodhimit të vajit të sojës, dhe që zakonisht përdoret si ushqim për derra. Aty shtohen edhe ngjyrat artificiale dhe më pas përzihen me oriz.

Pyongyangu zyrtar ka njoftuar se po ka probleme me furnizime me ushqim, dhe ky fakt përbën rrezik për banorët. Gjithashtu sasia e vogël e misrit gjatë këtij viti ua ka vështirësuar jetën qytetarëve, e në veçanti atyre që jetojnë në zonat rurale.

Por, sikur në çdo vend tjetër të botës, të pasurit në Korenë e Veriut kanë zgjedhje të madhe sa i përket ushqimit. Banorët e kryeqytetit mund të porosisin ushqim në njërin nga qindra restorantet, shumica prej të cilëve janë pronë shtetërore.

Në shumicën e rasteve preferojnë pica dhe specialitete tjera nga kuzhina italiane, derisa të varfrit mezi arrijnë ta mbushin barkun me ushqim. /Telegrafi/