Site icon Telegrafi

Të dhëna interesante për Kosovën në konkurrencën e femrave

(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistet e Kosovës A për herë të parë do të marrin pjesë në një garë ndërkombëtare. Debutimi do të jetë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Por, basketbollistet e Kosovës kanë edhe disa të veçanta. Disa kanë thyer rekorde në basketboll, luajnë volejboll e janë marrë me balet. Por, kjo verë ishte me fat për një basketbolliste, e cila vuri unazën e martesës në gisht.

Renditja sipas alfabetit

Alexis Tolefree: Basketbollistja e parë amerikane që luan për Kosovën.

Arbnore Përquku: Basketbollistja më e trofeshme në Kosovë. Do të jetë kapitenia e parë në histori të Kosovës A.

Astera Tuhina: Është vetëm 16 vjeçare dhe ka debutuar në elitën spanjolle të basketbollit me skuadrën Deportivo Promete. Astera është basketbollistja më e re te Kosova A.

Aulona Muhadri: Aulona për 5 vite ka ushtruar balet. Nga viti 2009 deri më 2014 ishte në balet dhe basketboll, derisa në fund e zgjodhi basketbollin.

Diedona Halitaj: Në edicionin e fundit fitoi dy trofe me dy skuadra të ndryshme. Superkupën me Bashkimin dhe titullin me Penzën. Gjithashtu ishte pjesë e Kosovës U18, kur kjo grupmoshë mori pjesë për herë të parë në gara ndërkombëtare.

Enisa Kamerolli: Në moshën 13 vjeçare ka qenë pjesë e Kosovës U16. Gjithashtu është basketbollistja më e re nga Kosova që ka luajtur në FIBA Europe Cup me Prishtinën.

Era Shatri: Ka rekordin me katërshifror të katërfishtë në basketbollin e Kosovës. Si basketbolliste e Prishtinës ndaj Kastriotit kishte 14 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe 10 topa të rrëmbyer. Gjithashtu Era u martua gjatë grumbullimit me Kosovën A.

Irma Konjusha: A e dini se Irma Konjusha ka luajtur vetëm një ndeshje me KB Shkupin. Ajo debutoi me skuadrën shkupjane me 36 pikë, 17 asistime dhe 10 kërcime.

Marigona Rushiti: Ka thyer rekordin në basketbollin e femrave në Kosovë, duke shënuar 116 pikë ndaj Vushtrrisë më 2018, sa ishte pjesë e Prishtinës, derisa skuadra prishtinase kishte fituar 126:31.

Saranda Daci: Është basketbollistja e parë e cila ka luajtur në Evropë, përkatësisht në Superligën e Çekisë. Gjithashtu Saranda është volejbolliste dhe trajnere e volejbollit në KV Suti Sport.

Ulpiana Emra: Është komentatorja e parë e basketbollit dhe gazetare e sportit.

Valbona Bytyqi: Është nënë dhe asnjëherë nuk është ndarë nga basketbolli. Ajo është 31 vjeçare dhe së fundi fitoi titullin me Penzën.

Exit mobile version