Diskutimi në mes të blegtorëve dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) është zhvilluar me tone të ngritura zëri në Berovë, kjo për shkak të masave që janë marrë për mbrojtjen e bagëtisë nga sëmundja e ”lëkurës së pezmatuar”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të pakënaqur, një pjesë e blegtorëve e kanë lëshuar mbledhjen. Nga ana tjetër, blegtorëve u është dhënë premtimi se do të bëeht dezinsektimi i rajonit të Maleshevës, me qëllim pengimin e shpërndarrjes së sëmundjes, përmes pickimit të mushkonjave dhe mizave.
Blegtorët janë pjesërisht të kënaqur me takimin që kishin me përgjegjësit e AUV-së. Ndryshe, kjo sëmundje ka filluar të përhapet në rajonin lindor të Maqedonisë, në 14 komuna të vendit, ndërkaq deri tani kanë ngordhur 4 krerë bagëtish, kurse të infektuar janë rreth 800 krekrë bagëtish./Telegrafi/