Telegrafi

Të dënuarit iu shtuan edhe gjashtë vite burg, përdori fjalë të ndyta kur iu tha dënimi (Video)

Manson M. Bryan nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, që u nervozua për dënimin e lartë që i dha gjykatësi, përfundoi me një dënim edhe më të lartë.

Gjatë seancës së zhvilluar, 32-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje dhe plaçkitje të armatosur, ndërsa u dënua me 22 vite burg, transmeton Telegrafi.

Kur gjykatësi tregoi dënimin që do ta vuajë, Bryan u ngrit në këmbë dhe nisi të bërtiste fuqishëm, duke e përdori fjalë të ndyta ndaj gjykatësit, teksa rojat e nxirrnin përjashta.

Meqenëse vazhdonte të bërtiste dhe ofendonte tërë sistemin gjyqësor, atij iu shtuan edhe gjashtë vite burg, duke bërë që tani mbi të do të ngarkojë dënimi prej 28 vitesh. /Telegrafi/