Nëntë muaj pas vërshimeve në rajonin e Tetovës, banorët ankohen se ende nuk i kanë pranuar dëmshpërblimet e premtuara, edhe pse mjetet janë lëshuar që në janar të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri më tani janë zhdëmtuar vetëm dëmet bujqësore, kurse objektet jo, ndërkaq banorët kërcënojnë se do t’i paditin organet përgjegjëse.
”Unë pikërisht për atë kam ardhur në komunë sot. Se çka është problemi nuk e dimë. Sa muaj janë bërë gati një vit asnjëri s’ka marrë asgjë.”
”Duhet t’i thirrim krejt njerëzit të vijnë këtu. Protesta do bëjmë do shkojmë me gjyq, ajo është varianti më i mirë.”
Nga komuna e Tetovës, mos lëshimin e mjeteve tek banorët e dëmtuar e kanë arsyetuar me gabimin që ka bërë qeveria me lëshimin e më pak mjeteve nga shifra reale e të dëmtuarve.
”Komuna e Tetovës, pas miratimit të mjeteve nga ana e qeverisë, konstatoi lëshime në raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve, si rezultat i të cilës, komunës së Tetovës i janë lëshuar vlerë më e vogël e mjeteve nga ajo reale”, thotë për Alsat-M, Ahmet Qazimi nga kjo komunë.
Gjithse 370 amvisëri duhet të zhdëmtohen në Tetovë, me gjithsej 600000 euro, ndërkaq 400000 euro duhet të lëshohen për banorët që kanë pësuar dëme bujqësore./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=61&v=c-yIRda9r28